Rama i hap dyert rusëve që nuk duan të shkojnë në luftë: Janë të mirëseardhur në Shqipëri

199
0

Kryeministri Edi Rama i ka hapur rrugë shtetasve ruse të cilët po largohen nga vendi t’i shpëtuar mobilizimi që shpalli Putin, ku ata detyrohen të luftojnë në Ukrainë.

I pyetur nga gazetarët se cili do të jetë qëndrimi i Shqipërisë nëse përballen me kërkesë për ardhjen e tyre ne vendin tonë, Rama tha me bindje se ata janë të mirëseardhur.

Pyetje: Cili do të jetë qëndrimi politik i Shqipërisë nëse do të përballeni me kërkesë nga rusët që braktisin vendin e tyre, për të mos ju bashkuar luftës në Ukrainë.

Edi Rama: Janë të mirëseardhur, janë të mirëseardhur në Shqipëri.

Urdhri i presidentit Vladimir Putin për mobilizimin e qytetarëve rusë javën e kaluar ka shkaktuar një eksod të qytetarëve dhe reagime në vend. Shumë burra po tentojnë të ikin nga Rusia drejt shteteve fqinje. Kazakistani dhe Gjeorgjia, të dyja vende të ish-Bashkimit Sovjetik, kanë rezultuar të jenë destinacionet më të shpeshta të rusëve. Ata po i kalojnë në këto dy shtete përmes makinave, biçikletave, apo edhe në këmbë.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se do të thirren rreth 300.000 persona me përvojë paraprake ushtarake, mirëpo ka raportime se numri mund të shkojë në 1 milion.