Rama hap llogari edhe në “TikTok”, shikoni videot që ka postuar kryeministri

332
0

Kryeministri Edi Rama ka treguar se është ndjekës i risive teknologjike dhe përdorues i rregullt i rjeteve sociale.

Rama është në Facebook, Youtube, Twitter, Instagram dhe poston e replikon gati rregullisht me ndjekësit, aq sa shpesh është ironizuar për këtë prezencë “të tepruar” në rrjetet sociale.

Por mesa duket, kryeministri s’ka ndërmend të ndalet, teksa së fundmi ka hapur edhe llogari në rrjetin social të “gjeneratës z”, TikTok.

Ai ka postuar një video nga vizita e tij disa javë më parë në Labovën e Kryqit si dhe një tjetër video të shkurtër nga një prej skulpturave që ka realizuar.

Emri i llogarisë së tij është ediramatiktok