Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke folur në shumë gjuhë të botës, teksa prezanton Shqipërinë. Rama thekson se nëse duket sikur shumë gjuhë të botës i flet në mënyrë perfektë, nuk është se i di, por e ka gjeneruar me Inteligjencë Artificiale.
“MIRËMËNGJES dhe me videopërshëndetjen surprizë për Panairin e Turizmit në Berlin, ku do të më shihni duke folur edhe gjuhë që nuk i di fare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.