Rama e përjashtoi nga lista per deputet, vjen reagimi i papritur i Ditmir Bushatit

550
0

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është takuar sot me ish-deputeten socialiste që ka drejtuar disa ministri në qeverisjen e majtë, Arta Dade.

Në një foto që Bushati ka postuar në Instagram, ata të dy shfaqen të qeshur. Ai i uron Dades ditëlindjen, ndërsa kjo e fundit mban në duar një tufë me lule që ia ka dhuruar deputeti.

“Kënaqësi të ndaja disa çaste me Artën, në ditën e saj të lindjes! Edhe 100 vite të lumtura Arta!”, shkruan Bushati.

Kujtojmë se Arta Dade ka qenë një kritike e kryeministrit Edi Rama edhe kur ishte në qeveri. Ajo tregonte se kur ishte pjesë e strukturave të PS-së ka pasur kritika ndaj kryeministrit për çështje parimore.

Ndërsa Ditmir Bushati së fundmi pati një përplasje të fortë në Kryesinë e PS-së, pasi kryeministri Edi Rama e la jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ja cfare thote Arta Dade per Ramen