Rama e njofton sot: Do ndahen të pasurit, ata që kanë do paguajnë më shumë! Familjet e pasura do te..

236
0

Kryeministri Edi Rama është shprehur në Kuvend se Ministria e Energjisë po përgatit një studim për ndarjen e të pasurve dhe familjeve, për çmimin e energjisë elektrike, shkruan newsbomb.al. Sipas tij, ata që kanë më shumë, do të paguajnë më shumë. Kryeministri garantoi se familjet e thjeshta nuk do preken dhe për ta do paguajë qeveria.

“[…] ne nuk do të ndryshojmë çmimin e energjisë. Po bëhet dhe një studim për familjet e pasura, për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme, ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në faturën e energjisë. Ndërkohë, asnjë familje nuk do ketë rritje në faturën e energjisë, ku ne do vazhdojmë të paguajmë diferencën”, u shpreh Edi Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama në Kuvend – 31 mars:

Është shumë e rëndësishme sot që ne të biem dakord me faktin se jemi midis një kolektivi vendesh, në Europë dhe më gjerë, se prekemi nga një luftë që ka nisur. Çdo dalje këtu dhe në ekrane për të mohuar këtë, nuk i bën nder askujt. Çdo përpjekje për të vazhduar atë luftën e vogël të katundit këtu, dhe për t’i shpjeguar pasojat e luftës në çmime, si pasoja që nuk kanë lidhje fare me luftën, është e pandershme.

E gjithë bota është në këtë situatë. Edhe Australia që është në fund fare të botës, është në këtë situatë.

Kur unë lajmërova për afrimin e një krize politike, dolët këtu dhe i thatë të gjitha,. Por vetëm një gjë nuk thatë, që kjo ishte e vërtetë. Kriza energjitike filloi para se të fillonte lufta. Ishte shumë e qartë se kriza energjitike sponsorizohej nga faktori që sot solli luftë. Është e pamundur t’u fshihesh fakteve.

Jemi në kushtet ku nuk flitet më për çmime. Mbrëmë ministri i Ekonomisë gjermane, lajmëroi se qeveria do paraqiste planin për kufizimin me gaz nëpër familje. Jemi në kushtet kur kriza ka arritur të prekë shtetin më të fuqishëm të Europës. Ne, në momentin kur elaboruam atë që po vinte dhe thamë se do merrnim masat përkatëse dhe u zotuam se nuk do e rrisnim çmimin.

Nuk e imagjinonim se kjo do komplikohej më tepër për shkak të luftës. Bota e krahason këtë krizë me krizën e vitit 1974. Mungesë furnizimi me naftë, mungesë furnizimi me energji elektrike, Mungesë furnizimi me ushqime. Kjo ka ndodhur.

Ndërkohë, ne nuk do të ndryshojmë çmimin e energjisë. Po bëhet dhe një studim për familjet e pasura, për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme, ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në faturën e energjisë. Ndërkohë, asnjë familje nuk do ketë rritje në faturën e energjisë, ku ne do vazhdojmë të paguajmë diferencën.