Rama e bëri zëvendës të tij, ‘shpërthyen’ duartrokitjet por ja si e priti Erion Braçe

678
0

Erion Braçe, prej kohësh deputet i Partisë Socialiste, është emëruar sot nga kryeministri Edi Rama në postin e zëvendëskryeministrit, duke zëvendësuar Senida Mesin.

Gjatë kohës që kreu i qeverisë anonçonte ndryshimet në kabinet, mes tyre edhe emrin e tyre në pozicionin e ri, Erion Braçe shfaqet tejet i emocionuar. Teksa Rama deklaroi se Braçe do të mbante këtë pozicion të ri, në sallën e Asamblesë së PS ‘shpërthyen’ duartrokitjet.

Kujtojmë se Braçe, aktualisht mban edhe pozicionin e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë.