Rama e akuzon Bashën për UÇK-në, por ministri i Rames i habit të gjithë me këtë koment

392
0

Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, aktualisht ministër i Diasporës, ka folur rreth akuzave te mazhorancës ndaj kryetarit te PD,Lulzim Basha për ngritjen e komisionit hetimor për rolin e Bashës në kohën që ka qenë pjesë e UNMIK-ut. Majko i quajti ato politike.

Një pjesë e këtyre temave janë diskutuar edhe më parë, por ne në Shqipëri kemi deklaruar datën e zgjedhjeve, na ndajnë rreth 100 ditë dhe retorikat e përplasjeve janë të natyrshme. Ajo që mund të diskutohet është kush ka qenë pozicioni real i politikanëve në Tiranë dhe Prishtinë sepse ka pasur një histori edhe me dorashka, por koha do ta tregojë të vërtetën, tha ai.