Skip to content

Rama bëhet gati për punë, publikon videon nga berberi. Ja biseda me adoleshentin

    Kryeministri Edi Rama i ka mbaruar pushimet dhe tashmë është gati t’i rikthehet punës në krye të qeverisë. Këtë gjë e tregon edhe videoja e publikuar prej ti në InstaStory. Rama ndodhet tek berberi duke prerë flokët, e look-un e tij kryeministri ia ka besuar një adoleshenti nga Fieri.

    Kreu i qeverisë ka zhvilluar ndërkohë edhe një bisedë të shkurtër me të riun berber që i tregon se vazhdon shkollën në gjimnazin e Fierit.

    Rama: Po cca shkolle je?
    Berberi: Në Fier, “Janaq Kilica” në Fier në gjimnaz, shkoj në vit të dytë sivjet.
    Rama: Këtu vjen vetëm për verë e, punon me babain?
    Berberi: Po, është viti i 8 që e ka babai sivjet.
    Rama: Bravo!