Ngjarja ka ndodhur teksa prindërit ishin në dyqane dhe e mitura është afruar tek shkallët dhe ka rënë aksidentalisht.
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qendrën tregtare “Toptani” në kryeqytet, ku një 4-vjeçare është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të.
Menjëherë, e mitura është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ku sipas informacioneve ndodhet në reanimacion. 4-vjeçarja raportohet se ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës dhe fraktura në trup.
Gjendja e saj paraqitet stabël dhe po mbahet nën kujdes intensiv nga mjekët e spitalit. Ngjarja ka ndodhur teksa prindërit ishin në dyqane dhe e mitura është afruar tek shkallët dhe ka rënë aksidentalisht.