Qindra persona luten për futbollistin Emiliano Sala

Me qindra persona dolën në rrugët e qytetit të Nantes për të marrë pjesë në lutjen për Emiliano Salan, pasi avioni me të cilin udhëtonte u zhduk. Futbollisti më i ri i Cardiff City ishte nisur nga qyteti francez i Nantes për në kryeqytetin e Wellsit të hënën, pasi firmosi kontratën me një shifër rekord për klubin e futbollit prej 15 milionë paund, të shtunën.

Por avioni me dy persona në bord u zhduk nga radarët mbrëmjen e së hënës, pranë ishujve të kanalit britanik, rreth orës 20:30. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë pezulluar për sot dhe pritet të rinisin mëngjesin e së mërkurës.

Policia e Guernsey konfirmoi se mbi ujë kishin parë disa objekte që pluskonin, por nuk mund të konfirmonte nëse pjesët i përkisnin avionit të zhdukur. Ata thanë se nëse avioni ka mundur të ulet në ujë, shanset që të ketë të mbijetuar janë shumë të vogla.

Ndërkohë që shpresat që futbollisti 28-vjeçar ka mbijetuar shuhen, me qindra tifozë të klubit që Sala la vetëm javën e shkuar u mblodhën në shatërvanin e Place Royale, me tulipanë të verdhë në duar.

Sala ishte parashikuar që do të stërvitej me shokët e rinj të skuadrës në Cardiff mëngjesin e kësaj të marte. Por stërvitja u anulua pasi klubi mori vesh lajmin për zhdukjen e tij./tvklan.al

- Advertisement -

Fëmijëria e humbur e Mihalit: Babai i alkoolizuar më shkatërroi familjen

Mihali nuk arrin dot ta cilësojë fëmijërinë e tij si të lumtur. Në rrëfimin e tij për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E...

Gazetari humb jetën ditën e sotme, vëllai i tij bën postimin prekës për të..

Gazetari i njohur sportive, Saimir Demi, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga vëllai i tij, Enkel Demi. Gazetari i...

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në moshë të re gazetari i njohur

Është ndarë sot nga jeta në moshën 57-vjeçare Saimir Demi, gazetari i njohur sportiv me një karrierë 30-vjeçare. Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.