Qeveria shtyn afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit

67
0

Qeveria shtyn afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit. Ministri Çuçi bëri të ditur për mediat dy vendimet të rëndësishme të qeverisë, që kanë të bëjnë me strukturën e re të Policisë së Shtetit dhe me vlefshmërinë e kartave të identitetit. Në lidhje me afatin e vlefshmërisë së kartave ID, Çuçi tha:

“Miratuam vendimin për shtyrjen e afatit të dokumenteve të identitetit të shqiptarëve, të cilat skadojnë në 14 maj. Eshtë një shtyrje që vjen si rezultat i një konsultimi me KQZ që mbart shqetësimet e partive politike.

Duke parë numrin e madh të dokumenteve të identitetit që kanë skaduar apo skadojnë deri në datën 14 maj, vendosëm që ta shtyjmë afatin dhe në këtë mënyrë, të gjithë shtetasit mund të votojnë në datën 14 maj, pavarësisht se dokumenti i tyre i identitetit, ka skaduar.”