Qeveria po diskuton mbylljen, nis nga data 9 nëntor, ja plani

3473
0

Komiteti teknik i ekspertëve i ka kërkuar qeverisë mbyllje të pjesshme, bazuar në shifrat në rritje të infektimeve me covid-19. Sipas burimeve të gazetës Reforma, skenari që diskutohet propozon së pari, baret dhe restorantet do të mbyllen nga ora 18:00 e pasdites deri në 06:00 të mëngjesit.

Mbyllja pritet të fillojë që nga dita e hënë, datë 9 nëntor, ndërsa orari i kufizimeve për daljen nga shtëpia mund të vendoset në varësi të shifrave të infektimeve gjatë këtyre ditëve.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të enjten mbylljen e universiteteve dhe konvikteve të paktën për 1 muaj, ndërsa zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se po diskutohet mbyllja e lokaleve në zonën e ish-bllokut duke filluar nga ora 22:00.

Shumë shtete të Europës si Italia, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe vendosën rregullat e reja të kufizimeve për të parandaluar përhapjen e COVID-19.