Qeveria merr vendimin e papritur për vogëlushët që shkojnë në klasë të parë..

223
0

Te gjithe prinderit qe do cojne femijet per here te pare ne shkolle vitin tjeter do te kene ne dore nje abetare te re e cila do jete e njejte per te gjithe vogelushet ne gjithe Shqiperine.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije vendimin e marrë sot në mbledhjen e qeverisë për të përjashtuar Abetaren nga procedura që kryhej deri më sot, ku mësuesit e klasës së parë kishin mundësi të përzgjidhnin tekstin me të cilin do punonin, nga 3 alternativat e miratuara në Ministrinë e Arsimit.

“Vendimi lidhet me përjashtimin nga procedura e përzgjedhjes së mësuesve në bazë shkolle të tekstit të Abetares.

Në arsimin parauniversitar për cdo lëndë kemi tekste alternative dhe mësuesit e cdo lënde në cdo shkollë mblidhen dhe vendosin të zgjedhin një nga tre alternativat e miratuara në katalogun e Ministrisë, kemi vendosur që të përjashtohet nga kjo procedurë teksti i Abetares, të përjashtohet teksti i Abetares për nxënësit e klasës së parë, të gjithë vogëlushët në gjithë shkollat në gjithë vendin të kenë një tekst të unifikuar.

Në muajt në vjiim ne do punojmë intensivisht për projektin një gjuhë një abetare për të nisur procesin për një konkurim të hapur, që në fillim të vitit shkollor 2022-2023 që të gjithë vogëlushët të kenë të njëjtën Abetare”, tha ministrja Kushi.