Qeveria italiane aprovon paketën ekonomike me vlerë 32 mld euro për pandeminë, ja kush perfiton

1417
0

Qeveria italiane ka aprovuar një paketë ekonomike me vlerë 32 miliardë euro në mbështetje të ekonomisë së vendit e popullsisë në vështirësi serioze për shkak të pasojave të pandemisë globale.

Paketa ekonomike e emërtuar “Mbështet” u bë publike në konferencën e parë për shtyp të Kryeministrit të ri italian Mario Draghi, ku ishin të pranishëm dhe ministri i Punës Andrea Orlando dhe ministri i Ekonomisë Daniele Franco.

“Ky dekret është një përgjigje e qëndrueshme ndaj varfërisë. Me këtë fond të lëvruar jemi përpjekur të bëjmë më të mirën për bizneset e profesionistët.” – u shpreh kryeministri italian.

Pesë janë shtyllat kryesorë ku do të orientohet kjo paketë ekonomike; në ndihmë të sipërmarrjeve të cilave do t’u shkoj 3/4 e 32 miliardë eurove, në ndihmë të familjeve e punonjësve në nevojë për të luftuar nivelin në rritje të varfërisë në vend, në ndihmë të sistemit shëndetësor për të përmirësuar strukturat, për krijimin e një fondi vaksinash e në mbështetje të fushatës kombëtare të vaksinës, në ndihmë të enteve lokale, bashkive, provincave më të goditura nga pandemia e në ndihmë të institucioneve e sektorëve shtetërorë që kanë më shumë nevojë si arti, kultura, sporti, turizmi etj.

Kryeministri italian informoj se sapo kurba pandemike të përmirësohet sistemi shkollor do të jetë i pari që qeveria do të lejoj hapjen me vullnetin që të nis shkolla në prezencë për të gjithë nxënësit.

Fushata e vaksinimit kombëtar mbetet një nga prioritet e Italisë e kryeministri Draghi informoj se qëllimi më i afërt i ekzekutivit të tij është që brenda muajit prill të rris numrin e personave të vaksinuar nga 150-160 mijë që është aktualisht në mbi 500 mijë të vaksinuar në ditë.

Kryeministri italian informoj se ai vetë ende nuk është vaksinuar dhe po pret të prenotojë kur t’i vi radha sipas grupmoshave të përcaktuara nga plani kombëtar i vaksinimit e do të vaksinohet me AstraZeneca.

“Im bir, tha ai, gjatë konferencë për shtyp, është vaksinuar një ditë më parë nga AstraZeneca. Bllokimi i kësaj vaksinë për pak ditë në Itali, u bë në respekt të përgjegjësisë ndaj qytetarëve italianë e nuk ka lidhje me interesat e Gjermanisë.”