Qeveria gati Pakon e Madhe, përfitojnë 1 mln qytetarë, do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të ..

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria po mbyll një paketë ndihme për 1 milionë qytetarë për shkak të situatës së krijuar nga kriza energjetike dhe inflacioni i luftës. Sipas Ramës, “Pakoja e Madhe” do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të Janarit.

Në këtë paketë do të ndihmojnë kryesisht pensionistët dhe familjet në ndihmë ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara etj.

Postimi i Kryeministrit Edi Rama

Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit – duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje.

Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit.

Kjo është qeveria e shumicës, jo e disave dhe faktet e shifrat thonë se volumi i mbështetjes financiare të atyre që fitojnë më pak apo të shtresave në nevojë, në vitet e qeverisjes sonë (pa llogaritur fondet masive të Rindërtimit pas tërmetit apo të Luftës me pandeminë) është disafish më i lartë se sa në tërë qeveritë e mëparshme të marra së bashku.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.