Qeveria e re e Kosovës ngre “themelet”/ Takimi mes Kurtit dhe Osmanit, ndahen detyrat dhe postet për secilën parti

707
0

Me mbylljen e takimit mes dy pretendentëve për kryeministër të dy partive me numër më të madh të votave të zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosjes dhe LDK-së, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, u arrit marrëveshja për krijimin e qeverisë së re të përbashkët si dhe u ndanë detyrat për secilën parti, me siguri edhe postet.

Ashtu si pritej, kreu i VV do të jetë kryeministri i ri i Kosovës ndërsa Vjosa Osmani ka pranuar bashkëqeverisjen, ndorsa ata nuk e arritën marrëveshjes para zgjedhjeve, vetëm për këtë post.

U la që partia fituese të zgjedhë edhe kryeministrin e ri. Qeveria e re e Kosovës, VV dhe LDK do të ulë ndjeshëm numrin e ministrive, krahasuar me qeverisjet e deritanishme.

“Synimi ynë është t’i dalim zot nevojave të qytetarëve. Jemi pajtuar që do të qeverisim bashkë. Kushdo që ka marrë më shumë vota do të caktohet kryeministër, ne do të bashkëqeverisim”, deklaroi Albin Kurti.

Nga ana e saj, Vjosa Osmani pas pranimit të koalicionit, tha se “po presim rezultatin final për të caktuar kush ka marrë më shumë vota për kryeministër. Ekipet tona do të vazhdojnë punën që nesër. Do të respektohet ai që ka marrë më shumë vota nga qytetarët për kryeministër. Diferenca qoftë edhe me një votë do përcaktojë se kush është kryeministri.”

Vjosa Osmani e LDK-së, foli edhe për qeverinë e re. “Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, tha Osmani.

Ajo ka thënë se kushdo që fiton në fund, pas numërimit final të votave do të udhëheq me Qeverinë.

Nga ana e tij Albin Kurti i ka afruar Vjosa Osmanit postin e Ministres së Jashtme dhe të zv-kryeministres, post që aktualisht e mban Pacolli, ose atë të kreut të Kuvendit.

Albin Kurti nuk përjashton edhe një post tjetër të lartë, për kreun e LDK-së, Isa Mustafën, atë të Presidentit të Kosovës, në të ardhmen, madje nuk ka përjashtuar as shkarkimin e Hashim Thaçit, nëse do t’i ketë votat e mjaftueshme.