2.5 C
Tirana

Qeveria 4.3 mld Lekë bonus për fundvit, ja kategoritë që përfitojnë

Date:

Share:

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama dha lajmin se prej ditës së nesërme do të nisë lëvrimi i bonusit të fundvitit prej 5000 Lekësh për pensionistët. Gjithashtu është miratuar bonusi për pensionet e invaliditetit si dhe ndihma ekonomike për 64 mijë familje.

Rama tha se është miratuar edhe vendimi për nënat me tre fëmijë, të cilat prej Janarit do të përfitojnë pagesë të plotë të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, njësoj si të ishin të punësuara.

Edi Rama: Duke filluar nga dita e nesërme do të fillojë lëvrimi i bonusit të fundvitit për të gjithë 695.101 pensionistë prej 5000 Lekësh të reja, edhe pse kemi pasur vështirësi të posaçme këtë vit, vështirësi që dihen, përsëri për ne ka qenë e padiskutueshme jo vetëm për pensionistët, por edhe për 66 mijë të tjerë të kategorisë pensionist që kanë pensione invaliditeti, përfaqësuesit e të cilëve kemi pasur edhe një dialog intensiv në nivelin e Ministrisë së Financave, rakordojmë dhe plus 6000 Lekë të tjera të reja që shkojnë 110 mijë Lekë të vjetra për këta pensionistë si kompensim i nevojshëm dhe i merituar bazuar edhe në rezultatet e dialogut që kemi zhvilluar.

Po ashtu do të mbështesim edhe 64 mijë familje me ndihmë ekonomike, për të cilat siç e dini kemi pasur disa rritje të ndihmës, por gjithsesi mbeten në vëmendje dhe në nevojë për t’u  mbështetur edhe me bonusin e fundvitit, si dhe për gjithë kategorinë e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve. Në total, është një paketë prej 4.3 mld Lekësh të reja, rreth 40 milionë Dollarë që vihen në dispozicion pikërisht të këtyre kategorive, që janë edhe kategoritë më në nevojë të shoqërisë sonë.

Ndërkohë kemi marrë edhe vendimin për të filluar nga Janari i vitit të ardhshëm edhe aplikimin e një tjetër mase të konsultuar me publikun gjatë Këshillimit Kombëtar për nënat e papuna me 3 fëmijë të mitur, të cilave qeveria do t’u paguajë të gjitha sigurimet  shoqërore dhe shëndetësore njësoj sikur të ishin në punë

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.