Skip to content

Qeni lehte pa pushim, shqiptari gjendet i vdekur në Itali

    Një djalë i ri shqiptar i moshës 30-vjeçare u gjet i pajetë brenda banesës së tij në Perosa Argentina, të Italisë.

    Ishin fqinjët, ata të cilët mbrëmjen e së mërkurës, u shqetësuan, për shkak se qeni i tij lehte pafund.

    Ndërkohë shqiptari nuk përgjigjej as në telefon dhe as në citofon.

    Ishte pikërisht qeni ai që çoi në zbulimin e trupit të pajetë të 30-vjeçarit në krevat.

    Dyshohet se shkak për vdekjen mund të jetë bërë një overdozë droge.

    Sakaq policia vijon hetimet për zbulimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që identiteti i viktimës nuk bëhet me dije.