Qëllohet disa herë me thikë babai i Yamal, përfundon me urgjencë në reanimacion

1500
0

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Barcelonë. Babai i Lamine Yamal, Munir Nasraui, është plagosur me thikë në një parking.

Sipas “La Vanguardia”, ai u përfshi në një sherr në zonën e Mataro, ku është goditur më pas me thikë nga një person ende i paidentifikuar.

Munir Nasraui është shoqëruar menjëherë në spital dhe mediat spanjolle raportojnë se është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.