Pyetja e gazetares ‘kap’ Taulant Ballën të papërgatitur: Do përgjigjem një herë tjetër..

503
0

Taulant Balla doli sot para gazetarëve, pas një takimi që pati sot me dy deputetë të Bubdestagut gjerman.

Gazetarët i drejtuan Ballës disa pyetje, që kishin lidhje me aktualitetin politik në vend dhe në rajon. Një ndër pyetjet kishte të bënte edhe me temën e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, një çështje që ‘ndezi’ debate të nxehta mes politikanëve dhe analistëve brenda dhe jashtë kufijve.

I pyetur se cili është qëndrimi i PS për këtë çështje Balla, duket se u ‘kap’ i papërgatitur dhe preferoi të mos përgjigjet, duke thënë: “Pyetjet tuaja ishin të ndryshme. Por, për të shmangur ndonjë keqinterpretim, do përgjigjem në një moment tjetër. Megjithatë, mendoj se Kosova është një shtet sovran dhe vendimet për çështjet e veta i merr vetë”.