Putin: Do te kete pasoja te papara ndonjehere nëse dikush ndërhyn, jemi pergatitur per cdo gje, reagon Biden

337
0

Rusia “nuk do të bëjë të njëjtin gabim dy herë për të kënaqur Perëndimin”, tha Vladimir Putin. “Kushdo që përpiqet të na krijojë pengesa dhe të ndërhyjë” në Ukrainë “e di se Rusia do të përgjigjet me pasoja të papara. Ne jemi të përgatitur për çdo gjë. Shpresoj të dëgjohemi,” tha presidenti rus i cituar nga TASS.

Presidenti amerikan Joe Biden reagoi menjëherë n: “Vetëm Rusia përgjegjëse për shkatërrimin”

“Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm, dhe Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen në mënyrë të bashkuar dhe vendimtare.” Kështu presidenti amerikan Joe Biden komenton në Twitter sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Presidenti Putin akuzoi SHBA-në dhe aleatët perëndimorë se kanë injoruar kërkesën e Rusisë për të parandaluar anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe për t’i ofruar Moskës “garanci sigurie”.

Ndër të tjera gjatë fjalimit televiziv, ai tha se “operacioni ushtarak rus synon të sigurojë çmilitarizimin e Ukrainës”. Sipas tij, të gjithë ushtarët ukrainas që do të dorëzojnë armët do të jenë në gjendje të largohen të sigurt nga zona e luftimit.

Zyrtarët amerikanë janë zotuar vazhdimisht të vendosin sanksione dërrmuese ndaj ekonomisë ruse dhe aleatëve të presidentit Putin, në rast të një pushtimi të mëtejshëm të Ukrainës.

Kiev: U rrëzuan 5 avionë rusë dhe një helikopter

Forcat e Armatosura të Ukrainës njoftuan se kanë rrëzuar pesë avionë të ushtrisë ruse dhe një helikopter. Të njëjtat forca të armatosura kanë publikuar edhe një deklaratë ku thuhet se ushtria ruse ka nisur “bombardimet intensive” të njësive të saj në lindje të vendit.