Pushuesi shkon per plazh ne Dhermi, por shtanget nga cmimi i parkimit, ja sa lek i kerkon roja

341
0

Dy shembuj, dy kultura e realitete të ndryshme

Mbrëmje, në Qeparo. Parkoj diku.
-Sa kushton!?
-200 lekë,-punonjësi i parkingut, një mesoburrë i sjellshëm, qëndron një metër larg meje. I jap lekët dhe bëj të largohem.
-Një minutë ju lutem, urdhëroni..!..,-dhe më zgjati kuponin tatimor.
-Sa mirë!
Buzëqeshi. -Kalofshi sa më bukur. Mund të rrini sa të doni,-Vlera që pagova m’u duk edhe më e vogël.

Ditën pasardhëse. Në Dhërmi.
Ora 22.00. Kisha parkuar paradite, diku pranë një prej plazheve të bukur të kësaj zone, duke paguar vlerën prej 500 lekësh, e shënuar në hyrje.
-Natën e mirë zonjë,-urova punonjësen dhe, besoj pronaren e parkingut, një grua rreth të 50-ave. -Dale, ku shkon!?
I habitur ndalova makinën!!!!!!
-500 lekëshi ishte deri në orën tetë(ora 20.00). Tani duhet të paguash edhe 300 lekë të tjera!!!!
-Më fal, po…..nuk ma the paradite!!!,-me vështirësi e ruajta qetësinë-Ku e ke të shënuar?!-…
-Epo…, duhet ta dish, ne kështu e kemi. Më jep lekët…!…..Heshtje. M’u duk se po më grabiste.
-Në rregull,-i thashë. Më jep kuponin tatimor, të të jap lekët……në të kundërt do i drejtohem autoritetit tatimor lokal!
U step. ….U largua duke murmuritur me zë, ku mes fjalëve të çartura, ndihej zhgënjimi që nuk mori paratë e pamerituara. Errësira e shkriu siluetën e saj…..