“Pushtohet vendi”, sot pasdite fillon gjithçka, paralajmerimi i sinoptikanit

1986
0

Pas erërave të forta gjatë mbrëmjes se djeshme, dita nisi sot me vranësira të lehta dhe moti temperaturat pritet të jenë optimale për dimrin gjatë orëve në vijim, ndërsa pritet një përkeqësim i motit gjatë pasdites së sotme, ku i gjithë vendi do të pushtohet nga reshje të dendura shiu.

Madje, sipas Meteoalb në zona të caktuara siç janë veri-perëndimi dhe jug-lindja këto reshje pritet të jenë në formën e rrebesheve të shiut duke rrezikuar të shkaktojnë edhe përmbytje.

Reshjet e dendura nisin rreth orës 15:00 dhe do të zgjasin deri në mbrëmje vonë. Fakt është se reshjet do të “pushtojnë” të gjithë territorin e vendit.

Lajm i mirë është rritja e temperaturave krahasuar me ditët e mëparshme ku tashmë vlerat minimale në zonat malore parashikohet të mos zbresin më shumë se -1 gradë celcius, ndërsa maksimumi parashikohet në 12 deri 13 gradë.