Pushimet dimërore kalohen më bukur në këto vende

3833
0
ku ti kaloj pushimet dimerore

Pas pushimeve verore kthimi në punë mund t’ju ketë demoralizuar pakëz por është momenti që t’i shikoni gjërat me pozitivitet dhe si një mundësi e mirë për të qënë produktivë e të përqëndruar në karrierë, por nëse e keni të vështirë ta bëni këtë si pasojë e intesitetit të madh në punën tuaj mendoni për pushimet dimërore ato janë një shtysë e mirë për t’u përqendruar në punë derisa të vij koha të merrni lejen tuaj. Edhe pse ndoshta mund të duket herët për të folur për pushimet dimërore, tani është momenti më i mirë për të përzgjedhur vendin në mënyrë që të jeni në kohë për të përfituar nga ofertat e shumta.

Mali i Zi

Mali i Zi është një destinacin mjaft i kërkuar për pushimet dimërore. Nuk është larg, kushton pak dhe ka kushte fantastike. Pistat e skive të Malit të Zi janë mjaft të njohura dhe çdo vit mirëpresin me mijëra turistë.

Sazburg, Austri

Dimri shijjohet ndryshe në këtë vend. Nën sfondin e këngëve të Krishtlindjes dhe dyqaneve tradicionale, ky është një qytet perfekt për  pushime dimërore. “Silent Night” është shfaqur për herë të parë në Oberndorf në prag të Krishtlindjes në këtë qytet në vitin 1818.

Tromso, Norvegji

Ka disa arsye pse Tromso, i quajtur ndryshe kryeqyteti i Arktikut, është madhështor në dimër. Është ndoshta qyteti më i bukur i Norvegjisë dhe njihet për ndriçimet dimërore të qiellit. Gjithashtu ka një numër të madh muzeumesh, përfshirë Muzeun Polar, e cila ofron një histori të udhëtimit Arktik, dhe Muzeu Tromso, e famshme për shfaqjet Sami.

Amsterdami

Gjatë muajve të dimrit  muzeumet në Amsterdam janë bosh, duke e bërë kohën më të mirë për të vizituar muze të tilla si Rijksmuseum dhe Anne Frank House. Ju jo vetëm që do të kaloni disa pushime të mrekullueshme por do të kuptoni dhe më mirë disa gjëra nga historia.

Nagano, Japoni

Si një qytet i formuar për lojërat olimpike, Nagano është një nga vendet më të bukura për resortet e skive. Tempujt e bukur të Togakushi Minzoku-kan të mbuluar nga dëbora janë një atraksion për t’u parë. Ky peisazh i bukur na kujton shfaqjet e ninxhave që trajnoheshin dikur aty.

Berlin

Tregjet e krishtlindjeve janë destinacioni ideal për shitjet me pakicë, dhe Berlini ka më shumë se 60 prej tyre. Në qendër të qytetit ndodhet një tren i vogël dhe animatorë të shumtë me kukulla. Ky treg në Route Rathaus është ideal për fëmijët. Gendarmenmark është një tjetër vend i famshëm për sendet e punuara me dorë. Në rrugët karakteristike të Berlinit shtrihen dyqanet dy katëshe të cilat tregtojnë të gjitha dekorimet e krishtlindjeve. Ky dyqan është i hapur gjatë gjithë vitit. Berlini ka rreth 6500 restorante, 546 lokale me akullore, kafene të shumta dhe 2800 lokale të vogla me vakte të lehta. Në këtë qytet nuk ka asnjëherë mungesë ushqimi.

Ottawa, Canada

Festivali Winterlude i Otavës është një nga festivalet më të mëdha botërore gjatë sezonit dimëror. Ajo zhvillohet nga 31 Janari deri më 17 Shkurt dhe gjithashtu është i famshëm për skulpturat e saj të akullit, koncertet në natyrë dhe kurset rrëshqitëse. Nga Janari qyteti përshkruhet si më i ftohti në botë e cila shtrihet rreth 7.8 kilometra përreth Rideau Canal Skateway.

Praga, Republika Çeke

Dritat e shumta nëpër rrugë, si dhe një arkitekturë e mrekullueshme nën një shtresë dëbore i jep Pragës një pamje përrallore. Kjo e bën këtë qytet të jetë thuajse gjatë gjithë dimrit me turistë. Kafenetë janë një vend i mirë për t’u ngrohur dhe për t’u relaksuar. Ju do të kaloni disa pushime të këndshme me të afërmit tuaj si dhe shumë çokollatë të ngrohtë e të trashë të cilën nuk do ta shijoni në asnjë vend tjetër.

V.Hydi/SCAN