“Pushime të paguara dhe para” – Kompania e udhëtimit ofron vende të lira pune

408
0

Kompania “Busabout” është aktualisht në kërkim të katër udhëtarëve që kërkojnë të kalojnë tre muaj duke kaluar nëpër Evropë, pa paguar asnjë qindarkë.

Kompania aktualisht ka katër pozicione të lira të ndryshme për skuadrën e saj të udhëtimit.

-1 kandidat që të merret me postimin e fotove në Instagram

-1 kandidat tjetër që të merret me videot në Youtube dhe ta përdorë platformën për të treguar tregime bindëse.

-1 blogger i cili përmes shkrimit të mund të tregojë të gjitha eksperiencat e udhëtimit në formën më të mirë të mundshme.

-1 kandidat “tregimi” i cili do të kapë të gjitha momentet e paharrueshme të udhëtimit në kohë reale.

Nga një kandidat do të përzgjidhet për secilën nga këto aplikacione. Aventurat e tyre do të përfshijnë gjithçka duke filluar nga skitë në Alpet zvicerane deri të lundrimi në bregdetin e Adriatikut.

Përgjatë të gjithë udhëtimit të katër kandidatët e përzgjedhur do të godasin qytetet e famshme si Parisi, Roma, Berlini, Venecia dhe Barcelona.

Për të aplikuar, do të duhet të ngarkosh një video publike në YouTube duke shpjeguar se kush je dhe pse je i përshtatshëm për pozicionin, duke u siguruar që logoja e “Busabout” të përfshihet në tablonë e videos.

Duhet të jeni 18 vjeç e lart dhe të keni një pasaportë ose vizë të vlefshme që do t’ju lejojë të udhëtoni në Evropë për të paktën 90 ditë.

Kandidatëve do t’u kërkohet gjithashtu të jenë të lirë të udhëtojnë nga fundi i majit deri në fillim të shtatorit 2018, me zyrtarët e kompanisë që konfirmojnë datat e sakta me kandidatët pasi të jenë përzgjedhur.

“Busabout” do të mbulojë të gjitha shpenzimet e transportit dhe akomodimit, duke përfshirë një ndihmë ditore që secili kandidat do të marrë për shpenzimet e përgjithshme.

Çdo kandidat gjithashtu do të marrë kompensim nga “Busabout” në fund të udhëtimit të tyre pasi të përfundojnë të gjitha detyrat e caktuara.

V.H/SCAN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.