Puntorët gjejnë qindra monedha ari, fitimet do t’i ndajnë me pronarin e tokës

2081
0

Plot 550 monedha ari dhe argjendi gjetën disa punëtorë në një fushë, teksa ishin duke punuar.

Rezultoi se monedhat datojnë që prej shekullit të 14, dhe janë me vlerë prej 200 mijë dollarësh.

Punonjësit gjetën monedhat gjatë gërmimeve në një fushë në Britaninë e Madhe.

Kur të shiten monedhat, ata do i ndajnë fitimet me pronarin e tokës.

Pas gjetjes ata kanë publikuar edhe disa foto në internet.