Punonjësi i aeroportit të Rinasit i vjedh orën 20 mijë euroshe udhëtarit

2546
0

Klajdi Qerimi, punonjës punonjës për ngarkim-shkarkimin e bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve në Rinas është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se i ka vjedhur një udhëtari nga bagazhet një orë me vlerë 20 mijë euro.

“Pas kallëzimit të depozituar nga një 30-vjeçar, se kushëririt të tij, i cili kishte udhëtuar nga Rinasi drejt Athinës, i kishin vjedhur një orë të kushtueshme të cilën e mbante në bagazhet e tij dhe vjedhjen e së cilës ai e kishte konstatuar në momentin kur kishte arritur në Athinë, policia ka organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.”

Pas hetimeve, u identifikua si autor i kësaj vjedhjeje Klajdi Qerimi, me detyrë punonjës i sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve.

Në vijim të veprimeve u arrestua 24 vjeçari, banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua ora e dyshuar e vjedhur, me vlerë rreth 20 000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë.