Një udhëtar që po fluturonte me aeroplan nga Ibiza për në Madrid të Spanjës, e ka kapur një punonjës teksa vidhte nga valixhja.
Punëtori i aeroportit derisa po transportonte bagazhet, shfrytëzoi momentin dhe grabiti një altoparlant të vogël, transmeton Telegrafi.
Policia është njoftuar me rastin dhe e ka identifikuar të dyshuarin, i cili ka pranuar se ka kryer vjedhje. Në të njëjtën kohë, kompania ajrore që e ka angazhuar në punë para vetëm tri ditësh, e ka suspenduar nga puna.
Raportohet se ai e ka kthyer altoparlantin, të cilin e kishte blerë një udhëtare për t’ia dërguar si dhuratë të birit. /Telegrafi/
https://youtu.be/PsnF7iP_3ps