Vendoset mbulesa, ja punimet aktuale në “Arenën Kombëtare”

533
0

Stadiumi i ri kombëtar është duke marrë formë. Së fundmi, punimet janë përqendruar në vendosjen e mbulesës metalike që do të jetë në të gjithë perimetrin e impiantit, jo vetëm në tribunën qendrore.

Nga një vëzhgim pranë “Arena Kombëtare”, shihet se është montuar konstruksioni metalik në tribunën përballë, mbi të cilën do të montohet edhe streha. Ritmi i punimeve është i lartë dhe duket që punimet po shkojnë drejt fazës finale, kur edhe do të startojë puna për aspektin sportiv, pjesën e fushës, dhomave dhe gjithçkaje tjetër të nevojshme.

“Arena Kombëtare” kandidoi dy vite radhazi për të fituar të drejtën që të mirëpresë zhvillimin e finales së Superkupës së Europës, por në të dyja rastet nuk është përzgjedhur, duke qenë e penalizuar nga fakti që është ende një stadium në ndërtim.