Punësimi sezonal në Gjermani për 2018 / Kushtet për studentët që duan të punojnë

1649
0

Për të gjithë studentët mbi 18 vjeç, që njohin gjuhën gjermane dhe duan të punojnë në Gjermani, ambasada gjermane njofton se sot më datë 21 Dhjetor do të prezantohen procedurat e aplikimit  dhe dokumentet e nevojshme pranë Qendrës Rinore Tiranë.

Në njoftim thuhet se “DIMAK Albania do të filloj fushatën e saj me informimin në qytete të ndryshme të Shqipërisë mbi mundësinë e punësimit sezonal në Gjermani. Duke qenë se punësimi në fjalë është sezonal, maksimumi i qëndrimit dhe kontratës është 90 ditë dhe nuk është e nevojshme që fituesit të aplikojnë për një vizë në ambasadë, por duhet patur parasysh që fituesit të mos kenë patur shkelje kohëve të fundit të vizës turistike që zotërojnë. Kriteri bazë për të konkurruar në programin e punësimit sezonal është gjuha e cila duhet të gjendet në një nivel të mirë dhe përpos kësaj, eksperienca të mundshme pune të cilat vijnë në favor të punëdhënësve”.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

Formulari i aplikimit;

Vërtetimi i shkollës që edhe pas punësimit sezonal, do vazhdoni të jeni studentë;

Sipas nevojës, mund të nevojitet një kopje e patentës.

“Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm, ju do të kontaktoheni në mënyrë direkte prej punëdhënësve. Përzgjedhja për punësim është një vendim të cilin e merr pala e cila do ju punësojë dhe jo DIMAK Albania apo agjencitë e punësimit në Gjermani. Përgjigjet nëse jeni fitues fillojnë prej muajit Prill deri maksimalisht Qershor”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

SCAN