Punë në Europë pa lëvizur nga Shqipëria, të rinjtë shqiptarë po bëjnë namin

654
0

Fabio Arapi është një nga të rinjtë që ka zgjedhur të punojnë për tregun ndërkombëtar nga Shqipëria. Ai ofron online shërbime në fushën e grafik-dizjanit.

“Kam gati një vit që punoj si freelancer, termi që është në trend ditët e sotme”.

20-vjeçari ka zgjedhur të punojë pa pasur nevojën të shkojë fizikisht në një vend pune.

“Të jep kohën në dorë, të jep liri jo të fokusohesh vetëm me diçka. Ka arritur në një pike ku të ardhurat janë diku 500 -1 mijë Dollarë”.

Puna online thotë se i ka dhënë mundësinë të punojë kudo pa pasur nevojën të largohet nga Shqipëria.

“Shumë të rinj dëshirojnë të largohen, unë kam qenë njëri ndër ta, pasi u prezantova me botën virtual kuptova se nuk është fare e nevojshme të lëvizësh”.

Për ekspertët e punesimit, puna online ka marrë hov që prej periudhës së pandemisë.

Kjo formë e të vlerësuarit mbi bazën e produktit dhe jo mbi bazën e orëve të gjata të punës, është një zgjidhje që shumë të rinjë e bëjnë”.

Profilet më të kërkuara janë të larmishme.

“Kryesisht shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, grafik-dizajnit, programimit, shërbimit…Mesatarisht janë 1 mijë deri në 2 mijë Euro në muaj që këta të rinj fitojnë”.

Sfida për ekonominë shqiptare tashmë mbetet vetëm formalizimi i kësaj forme pune.