Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka publikuar një vido 3D për të treguar sesi do të duket porti i Durrësit.
Teksa ka publlikuar videon me pamjen nga shëtitorja dhe plazhi, Rama shkruan se se mandati i tretë i tij, do të jetë për të mos lënë në mes asnjë nga planet që janë nisur.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë shembull të thjeshtë, të një investimi fantastik e të shumëpritur si ky, që na janë dashur disa vjet ta afrojmë kaq pranë, i cili tregon fare qartë edhe pse mandati i tretë nuk është për mua, po është për ju, për Durrësin, për të gjithë ne dhe për mbarë Shqipërinë, duke na dhënë mundësinë të mos lemë në mes asnjë nga betejat për të ardhmen, ju uroj një fundjavë të qetë,” shkruan Rama. VIDEO