Publikohet plani i ri masave: 2 orë e 30 min kohë për pazar, dyqanet dhe taksite ne pune por..

1138
0

Diten e sotme Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka prezantuar planin e ri te masave për hapjen e ekonomise dhe rregullat për tu zbatuar nga bizneset.

MInistrja tha se hapja e bizneseve do të fokusohet tek ato që kanë më shumë efekt në ekonomi dhe gjithashtu do të ngrihet task-forca ndërinstitucionale që do të survejoje zbatimin e rregullave.

Manastirliu tha se nga java qe vjen, fasha orare për individët do të rritet në 2 orë e 30 minuta. Gjithashtu pritet të hapen edhe të tjera aktivitete.

“Nëse treguesit do të jenë të qëndrueshëm, nga java e ardhshme, do të rrisim në 2 orë e 30 minuta fashën orare për individët. Do të hapim një kategori biznesesh, që nga tregtimi i veshjeve, këpucëve, tekstileve, mobiljeve, ndriçimit, pajisjeve elektronike, dyqaneve të luleve etj, për të lehtësuar ekonomitë familjare. Do të lejojmë transportin taksi nga qyteti në qytet me vetëm një person pasagjer, sipas masave të përcaktuara në protokollin specifik për udhëtimin me taksi”