Skip to content

Publikohen ORARET e ndeshjeve të Shqipërisë dhe Kosovës në Play-off-in e Botërorit

    UEFA ka publikuar orarin e ndeshjeve Play-off, ku Shqipëria do të luajë në transfertë me Poloninë në orën 20:45 ndërsa stadiumi ende nuk është bërë i ditur.

    Nëse Kombëtarja arrin të fitojë kundër polakëve, në finale do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Në të njëjtin orar do të luajë edhe Sllovakia me Kosovën.

    Orari i ndeshjeve gjysmëfinale (26/03/2026):

    Turqi-Rumani, ora 18:00

    Itali-Irlandë e Veriut, ora 20:45

    Uells-Bosnjë Hercegovinë, ora 20:45

    Ukrainë-Suedi, ora 20:45

    Poloni-Shqipëri, ora 20:45

    Sllovaki-Kosovë, ora 20:45

    Danimarkë-Maqedonia e Veriut, ora 20:45

    Republika Çeke-Irlandë, ora 20:45

    Finalet janë planifikuar për më 31 mars dhe të gjitha ndeshjet vendimtare janë planifikuar të zhvillohen në orën 20:45.