Skip to content

“Pu pu pu jo PPP”, Fuga: Ka mbaruar ky popull! E rropën!

    Akademiku Artan Fuga, teksa analizon sot PPP-te, apo partneritetin privat publik shkruan ndër të tjera.


    ARTAN FUGA/ Pi – pi – pi, apo Pu-pu-pu!
    ——————————

    PPP pra partneriteti privat publik është degradimi edhe i privates edhe i publikes, madje edhe i partneritetit midis tyre!

    Privatja shkatërrohet nga publikja dhe publikja u shkatërrua nga privatja.

    Eshtë futja e hundëve të shtetit te privati dhe futja e dorës të privatit te buxheti i shtetit, pra te lekët tona!

    Eshtë degradimi i shanseve të barabarta dhe i lirisë së iniciativës private!

    Eshtë degradimi i funksioneve të shtetit!

    Shkatërrimi i demokracisë!

    Ca teoricienë lëpirës e quajnë anglisht pi pi pi.

    Hi hi hi

    Hahahaha!

    Cfarë pi pi pi ?

    Eshtë pu pu pu!

    Mbulo kokën me jorgan dhe thuaj në dreq të vejë gjithçka!

    Ka mbaruar ky popull!

    E rropën!

    Në partneritet