Psikologu: Greta ka probleme, në vend që të mbajë fjalime, duhet të trajtohet

1109
0

Një psikolog i njohur nga Australia u shpreh i shqetësuar për aktivisten e klimës Greta Thunberg.

Vajza 16-vjeçare nga Suedia tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave botërore me fjalimin e saj në samitin e Kombeve të Bashkuara që u mbajt në Nju Jork. Por, opinioni publik u nda më dysh, me disa që janë dakord me mendimet e saj për ndryshimet klimaterike dhe disa të tjerë që thonë se ajo është “kukull politike”.

Ndërkohë, Dr. Michael Carr-Gregg mendon se Greta Thunberg ka nevojë për trajtim: “Kam frikë se do të përfundojë si yjet e vegjël të televizionit, që digjen shpejt dhe pastaj kanë probleme psikologjike. Të them të drejtën, nuk jam nga ata që e mohojnë ndryshimin klimaterik. Në fakt, mendoj se duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur planetin. Më bezdis fakti që përdorim një fëmijë në këtë mënyrë, që duhet të trajtohet në vend që të bëjë fjalime. Ajo e ka thënë vetë që vuan nga anoreksia dhe ka vuajtur nga depresioni. Si prind, nëse do të ishte fëmija im, nuk do ta vija në qendër të vëmendjes në atë mënyrë”.

Psikologu ka edhe një shqetësim tjetër: “I dërgon një mesazh të keq adoleshentëve të tjerë, që ata mund t’i drejtohen të rriturve me ton përçmues”.