Psikologia: Përshëndetini fëmijët, pastaj largohuni

1033
0

Kur i çojmë fëmijët në kopsht, kur i çojmë tek gjyshërit, kur dalim nga shtëpia, është gjithmonë e rëndësishme t’i përshëndesim ata para se të largohemi. Nuk duhet asnjëherë të mbyllim derën për të dalë fshehurazi.

Psikologia Rosanna Schiralli tregon përse duhet të përshëndesim fëmijët para se të largohemi

Të largohemi nga fëmija qoftë edhe për pak orë na bën të ndihemi keq dhe njësoj me ne e përjeton edhe ai. Në më të shumtën e rasteve prindërit mendojnë se largimi fshehurazi do ta bëjë ndarjen më të lehtë por nuk është kështu.

Në momentin që fëmija do ta kuptojë do fillojë të kërkojë prindin dhe kur nuk do ta gjejë do të ndihet i tradhtuar, i mashtruar. Ai gjithashtu mund të mendojë gjëra negative e madje mund të mendojë se ka bërë diçka të gabuar prandaj prindërit kanë ikur.

Pra fëmija do të fillojë të ketë brenda vetes ndjenja faji gjë që ndodh shpesh prandaj ju duhet të përshëndeteni gjithmonë me fëmijën edhe pse është e vështirë.

Përshëndetja duhet të kthehet në një ritual!

Duke e bërë këtë fëmija fillon të krijojë besim tek ju dhe për ta bërë momentin e ndarjes më të pranueshëm ju duhet të bëni çdo ditë të njëjtat gjëra. Ju mund t’i thoni me zë të qetë se mami do të largohet dhe do të kthehet në X orë për ta marrë.

Duke e puthur dhe përqafuar ju mund të largoheni dhe kjo e bën atë të krijojë siguri.

Pastaj largohuni!

Pasi e keni përshëndetur është mirë të largoheni pasi nëse do të qëndroni më tepër nuk do t’ju vijë në ndihmë.

Nëse do të ktheheni shumë herë kur ai qan do të transmetoni tek fëmija pasigurinë që mund të keni brenda dhe për pasojë ai nuk do të ndihet i qetë.