“Pse vendosa të jem ndryshe nga moshatarët e mi”, njihuni me 17-vjeçaren nga Pishkashi dhe pasionin e saj të veçantë

1339
0

Xhuana Skura është vetëm 17 vjeçe, por që në fillim të adoleshencës ajo zbuloi tek vetja një pasion, që jo çdokush e ka në moshën e saj.

Xhuanës i pëlqen të kujdeset për bletët dhe tashmë ka 20 koshere në shtëpinë e saj në Pishkash të Prrenjasit.

Xhuana sot gjendet në rrugën mes Universitetit dhe bletëve të saj, atë familje të vogël, të cilën e krijoi kur ishte 14 vjeçe, por kjo duket se nuk do ta pengojë, madje është një motiv për të vijuar më tej.

“Kam rreth 3 vite që kujdesem për bletët. Dikush solli bletë këtu në lagjen time, dhe ne mbjatëm një mizë. Duke mbledhur mbretëreshën e nisëm me një koshere. Ishte një qytet më vete, Ashtu siç jemi ne në këtë komunitet ashtu është dhe bleta në të vërtetë. Nëse s’do të kisha ngritur këtë aktivitet familjar, ndoshta do të më duhej të shkoja jashtë shtetit për të punuar”, shprehet Xhuana për Top Channel.

Xhuana fton të rinjtë të ndjekin pasionet e tyre, në vendin e tyre dhe emigracioni të mos jetë alternative jetese.