10.5 C
Tirana
spot_img

Pse Turqia nuk ka asnjë rast me koronavirusi?

Date:

Share:

Sipas Daily Sabah, rreth 26 shtete kanë kontaktuar autoritetet turke përmes ambasadave respektie në Ankara ose përmes ministrive të tyre të Shëndetësisë, për të marrë informacion mbi përvojat e Turqisë dhe mënyrave të saj për të lu ftuar koronavirusin.

Mes tyre janë dhe vendet më të goditura, përfshirë Italinë, Iranin dhe Korenë e Jugut.
Kërkesat për ndihmë janë bërë pasi të zbulohet se Turqia nuk ka regjistruar asnjë infeksion, edhe pse fqinj me Iranin në Lindje, në të cilin 194 njerëz kanë vd ekur deri tani, përfshirë dhe njerëz nga nivele të larta zyrtare.

Sidoqoftë, nuk është rastësi që Turqia ka arritur të mbrohet kundër koronavirusit. Kjo, nëse merret parasysh fakti që ky vend ka instaluar pajisje për matjen e temperaturës së trupit në kufij, pasi u raportuan rastet e para të infeksionit dhe kështu reaguan shumë më shpejt se të gjitha vendet e tjera.

Në janar, Ministria Turke e Shëndetësisë instaloi tre kamerat e para termale në aeroportin e Stambollit, që është “porta e madhe” e hyrje-daljeve me botën.

Masat paraprake jo vetëm që përfshinin matjet e temperaturës së trupit, por Ministria e Shëndetësisë i dërgoi të gjithë udhëtarët që vinin nga Kina për kontrolle shtesë, si dhe për karantinim të gjithë ata që shfaqnin edhe simptomat më të vogla. Më vonë, këto masa u shtrinë edhe për udhëtarët e tjerë që vinin nga vendet që konfirmuan rastet e infeksionit të koronavirusit.

Pas përhapjes së epidemisë, u shtrënguan masat dhe u zgjerua përdorimi i kamerave termike, përfshirë dhe kontrolle shtesë në të gjitha vendkalimet kufitare, duke monitoruar nga afër pasagjerët që kishin ethe të larta ose kolliteshin.

Ndërsa të gjitha vendkalimet kufitare dhe aeroportet në Turqi ishin vendosur nën një kontroll të rreptë, ishte e qartë për autoritetet se personi i infektuar mund të hynte dhe “i pazbuluar”, pasi inkubacioni zvarritet për 14 ditë dhe kështu filloi dezinfektimin masiv i të gjitha vendeve publike dhe transportit urban.

Në Stamboll, komuna ka vendosur sanitizues duarsh në stacionet e metrosë, si dhe në linjat e autobusëve që kalojnë nëpër disa qytete turke, veçanërisht ato që i përkasin anës aziatike.

Ministria turke e Arsimit njoftoi gjithashtu se dezinfektuesit u përdoren në shkolla.
Praktika të tilla u shtrinë ngado e tani Turqia vijon të mbetet e paprekur nga koronavirusi./tema/

Subscribe to our magazine

━ more like this

Më në fund ngrohet koha, del parashikimi per 5 ditët e javës, ja sa shkojnë temperaturat..

Sipas parashikimeve te Motit, qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta pritet të na shoqërojë në pjesën më të...

Tërmet sot në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra!

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë. Të treja tërmetet janë regjistruar rreth 20 minuta larg njëra...

Pse nuk duhet t’i hiqni kurrë këpucët dhe çorapet në avion? Arsyeja nuk është ajo që po mendoni..

Rehatia është çelësi kur udhëtojmë me avion. Megjithatë, ekziston një veshje që një stjuardesë rekomandon ta shmangim kur planifikojmë një fluturim. Zakonisht, veshja që zgjedhin shumica...

Zarfi i zi për Gjestin dhe eleminimi, ja kush doli mbrëmë nga shtëpia e Big Brother Vip..

Rizarta, Gerta, Aldo, Tiri, Egli dhe Rozana ishin banorët në nominim. Banori që u eliminua mbrëmë nga Big Brother Vip Albania 4 është Tiri. Vëllai i...

Aksident tragjik/ Ndërrojnë jetë nënë e bir, dhe 14 të plagosur në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", pranë fshatit Bishqem ku 2 persona humbën jetën ndërsa 14...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.