Pse s’i bën rrogat 1 mijë euro si Europa, Rama: Atje ka taksa dhe qira te shtrenjta.. nuk jane te lumtur, ka shume stres..

1406
0

Gjatë bisedimit online me përdoruesit e rrjetit social Facebook, Rama u pyet nga një qytetar, se pse nuk e bën rrogën 1 mijë euro si shembulli i Europës.

Në lidhje me këtë Rama I bëri thirrje qytetarëve të mos krahasojnë Shqipërinë me Europën, ndërsa thotë se europianët përveç rrogave të larta kanë taksa dhe qira të larta.

Ai tha se edhe europianët kanë shumë probleme dhe strese, ndërsa theksoi se dhe ata janë të pakënaqur nga vendet e tyre.

“Ju lutem mos bëjmë krahasime me Europën, mos shikoni vetëm pagat, shikoni taksat, qiratë. Edhe ata që janë në Europë nuk është se janë të lumtur. Shikoni se sa shumë stres dhe revoltë ka në Europë”, tha Rama.