Pse rrëzohen avionët e rinj? Shtohen dyshimet për kompanitë që përdorin avionin më të përdorur në botë, Boeing 737 Max

Pas aksident ajror të ndodhur një ditë më parë në Etiopi, kur një avion i linjës Ethiopian Airlines u rrëzua, të shumta janë pikëpyetjet që ngrihen.

Për të gjithë ata që mendonin se bëhej fjalë për një avion të vjetër e kanë gabim, bëhet fjalë për një Boeing të ri të përplasur në tokë vetëm 6 minuta pasi u ngrit në fluturim.

Dyshimet për modelin e ri bëhen më të forta po të kujtosh se një një avion i tillë Boeing 737 MAX 8 u rrëzua në tetor të vitit të shkuar në Indonezi, duke humbur jetën 189 persona në bord. Pyetja që ju lind të gjithëve është si ka mundësi?

Ekspertja e aviacionit, Mary Schiavo thotë për CNN se një gjë e tillë është shumë e dyshimtë. “Dy avionë të rinj rrëzohen brenda një viti. Industria e aviacionit duhet të alarmohet”,- shton ajo.

“737 është avioni më i përdorur në botë, ka mbi 7,000 fluturues në këtë moment, mund të konsiderohet si më punëtori në botë”,- tha Jeffrey Thomas, kreu i Airline Ratings, për CNN.

Ndërsa hetimet për rastin vijojnë, kompanitë ajrore kineze janë urdhëruar ta heqin nga përdorimi Boeing 737 Max. Lajmin e bën të ditur revista financiare Caijing, e cila citon burime pranë Civil Aviation Administration of China.

Kujtojmë që 737 MAX 8 u bë avioni i shitur më shpejt në historinë e Boeing dhe përdoret nga shumë linja ajrore në mbarë botën.

- Advertisement -

Ndryhon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Ditën e sotme, më 21 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.1 lekë dhe shitet me 92.3 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet...

“Zgjimi i Lulit”/ Nuk kanë fund replikat mes Ramës dhe Bashës: Kur ishim bashkë deri në mesnatë…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit postoi një video- mesazh për të. Rama ironizon Bashën për renditjen në...

Vajza 2 vjecare del në rrugë, babai i saj hidhet poshtë makinës për ta shpëtuar

Një moment pakujdesie mund të ishte shndërruar në tragjedi në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se një 42-vjeçar është përplasur nga një makinë...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.