Pse nuk duhet t’i hiqni kurrë këpucët dhe çorapet në avion? Arsyeja nuk është ajo që po mendoni..

Rehatia është çelësi kur udhëtojmë me avion. Megjithatë, ekziston një veshje që një stjuardesë rekomandon ta shmangim kur planifikojmë një fluturim.

Zakonisht, veshja që zgjedhin shumica prej nesh gjatë një udhëtimi me avion është një triko e thjeshtë, xhinse dhe atlete.

Megjithatë, Christine Negroni, stjuardes, thekson rëndësinë që të dimë se nga çfarë materiali janë bërë veshjet tona përpara se të vendosim t’i veshim ato në avion.

“Mund t’ju duhet të shpëtoni nga një zjarr në kabinën ose mund të ketë një emergjencë në tokë pasi të dilni nga avioni”, tha ajo.

“Të gjithë veshin dollakë dhe pantallona në avion, por unë i shmang të gjitha fibrat artificiale, sepse ato kanë më shumë gjasa të digjen dhe të ngjiten në lëkurë në rast zjarri”.

Në vend të kësaj, ajo zgjedh pëlhura si pambuku. 

“Unë do të këshilloja të vishni rroba pambuku ose ndonjë veshje të bërë nga fibra natyrale.”

Pse nuk duhet të heqim këpucët në avion?

Eksperti i udhëtimit ajror kishte edhe një paralajmërim të dytë për pasagjerët, duke i këshilluar që të mos i hiqnin çorapet apo këpucët kur hipnin në një fluturim.

“Një nga gjërat më të mira që mund të bëjnë pasagjerët është të veshin gjithmonë këpucët e tyre, veçanërisht gjatë ngritjes dhe uljes. Kjo ende nuk kërkohet nga shumë linja ajrore dhe mendoj se duhet”, tha ai, duke përshkruar se çfarë mund të ndodhë në rast urgjence nëse jeni pa çorape dhe këpucë.

“Nëse nuk i mbani këpucët dhe ka një ulje emergjente ose ju kërkohet të evakuoni shpejt avionin, korridori mund të jetë shumë i nxehtë ose i ftohtë, ose mund t’ju duhet të dilni nga një avion në një terren të vështirë. Në asnjërën nga këto situata nuk do donit të ishin pa këpucë, apo jo? Është më mirë të jesh i kujdesshëm dhe i përgatitur.”, tha ai.

Nga ana tjetër, ai sugjeron që të zgjedhin atlete në vend të takave të larta, fibra natyrale në vend të atyre sintetike dhe rroba të lirshme që të mund të lëvizni pa vështirësi.

- Advertisement -

Mister/ PUSI më i thellë në botë, ja cfare kanë zbuluar shkenctarët

Në vitet 1960, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik jo vetëm që konkurronin në hapësirë, por gjithashtu në fushën shkencore dhe teknologjike....

Sferat misterioze në Kazakistan/ Askush nuk e di origjinën dhe qëllimin e tyre. Cfarë thonë shkencëtarët?

Në Kazakistanin Perëndimor shtrihet një zonë që nuk ngjan me asnjë vend tjetër në Tokë – Lugina e Topave . E njohur në vend...

Emra vajzash dhe djemsh për vitin 2025 ? Këta janë më të pëlqyerit deri tani

Viti 2025 disa muaj që ka nisur por Nameberry ka llogaritur tashmë emrat më të pëlqyer dhe rrjedhimisht të përdorur, bazuar në numrin e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.