Pse nuk duhet te tolerosh asnjë person, nëse të trajton keq. Duaje veten mjaftueshëm dhe largohu prej tyre…

919
0

Nuk ke pse i toleron njerëzit që të trajtojnë keq. Nuk ka rëndësi nëse ata janë miqtë e tu, familjarët e tu, apo partneri/ja jote. Nuk ka rëndësi se sa kohë ke që i njeh, apo se sa të mirë janë treguar me ty në të shkuarën. Nuk ka rëndësi se sa i do. Bëhet fjalë për dinjitetin tënd dhe duhet të kuptosh se, nëse dikush të ofendon një herë, mundësitë që ta bëjë sërish, janë të shumta.

Bën duhet ta shprehësh hapur se si ndihesh në momentin që dikush sapo të ka ofenduar. Bën mirë t’i ndash ndjesitë e tua me të tjerët dhe nëse është e nevojshme, edhe të distancohesh prej atyre që të bëjnë të ndihesh keq. Ti ke të drejtë të çohesh dhe atij personi t’i thuash: “Të dua dhe dua që të jesh pjesë e jetës sime, por nuk mund ta lejoj të më trajtosh në këtë mënyrë. Nëse gjërat nuk ndryshojnë nga ana jote, do të më duhet të largohem prej teje. Jo sepse nuk më intereson apo nuk të respektoj, por sepse më intereson më shumë vetja ime dhe dua më shumë veten time”.

Mos u frikëso aspak nga fakti se nuk ia del dot pa praninë e tyre në jetë. Sado t’i duash, do t’ia dalësh. Ka pasur plot raste të njerëzve që ia kanë dalë mbanë, edhe përballë humbjeve të mëdha. Ka pasur plot raste që ia kanë dalë edhe përballë dështimeve të mëdha. Ti nuk bën përjashtim. Mos e bind veten për të kundërtën. Ti mund t’ia dalësh mbanë, sidomos kur pranë nuk ke njerëz që të ulin besimin në vete.

Çfarë mund të përfitosh nga një person që të bën të ndihesh keq, përveçse të humbasësh besimin që ke tek vetja jote? Gjithë ditët do t’i kalosh duke e bindur veten se je vërtet, ashtu siç mendonte ai person për ty. Do ndalosh së ecuri përpara, thjesht se dikush mendonte se ti nuk do t’ia dilje dot mbanë. Do e bindësh veten se vlen aq pak në jetë dhe nuk do kesh më dëshirë për të vazhduar të jetosh. Nëse ti e pëlqen këtë gjë për veten tënde, je e lirë të marrësh parasysh opinionet e të tjerëve për ty.

Por nëse ti nuk do të përfundosh kështu, duhet të kuptosh se ti je produkt i mësimeve që ke nxjerrë vetë në jetë. Ti nuk je opinioni negativ i dikujt për ty dhe nuk meriton të rrethohesh nga njerëz që kanë zili të të shohin të ecësh përpara në jetë. Ti ke nevojë të rrethohesh nga ata që të nxisin të avancosh drejt synimeve tuaja. Ti ke nevojë të qëndrosh larg njerëzve që të përcjellin energji negative… / bota.al