Pse njerëzit e varfër janë më bujarë se të pasurit?

783
0

Njerëzit që fitojnë më shumë para mund të kenë më pak gjasa të ndajnë pasurinë e tyre, në krahasim me të varfrit. Ky është përfundimi i një studimi të ri nga Universiteti i Mbretëreshës Mari në Londër.

Studiuesit zhvilluan një eksperiment social ku njerëzit u rekrutuan për të luajtur lojëra për para të vërteta.

Njerëzit e ndarë në dy grupe u caktuan si “status më të ulët” ose “status më të lartë” dhe pjesëmarrësit vendosën se sa para duhej të mbanin dhe sa donin të dhuronin të tjerëve.

Ndonjëherë pasuria e njerëzve u përcaktua rastësisht, herë të tjera ajo bazohej në përpjekjet e tyre.

Në përgjithësi, pjesëmarrësit e statusit më të ulët kontribuan më shumë në kutitë ku grumbulloheshin paratë, se sa ato të statusit të lartë.

Autorja kryesore e studimit u shpreh se:

Për individët e statusit të lartë, mënyra në të cilën është arritur pasuria, qoftë përmes fatit apo përpjekjes, duket të jetë faktori kyç që përcakton nivelin e bashkëpunimit. Çështja këtu është se edhe nëse dikush vepron në mënyrë bashkëpunuese, nuk ka arsye të mendoni se kjo është thjesht për arsye altruiste. Përkundrazi, ju shpresoni se duke kontribuar më shumë, edhe të tjerët do ta bëjnë.

Megjithatë, nuk ka asnjë garanci se të gjithë të tjerët në lojë do ta bëjnë të njëjtën gjë si ju. Me fjalë të tjera, rrezikoni më shumë nëse kontribuoni më shumë si një person me status më të ulët, sepse nuk e keni idenë nëse të tjerët do të veprojnë reciprokisht. Gjetja tjetër jo pak befasuese është se ndjeshmëria nuk ka asnjë ndikim në nxitjen e sjelljes pro-sociale, me fjalë të tjera duke kontribuar me para në kutinë e grupit.”