Pse ishte Alex Soros në samit? Rama i kthehet keq gazetares: Harroi të të pyeste ty

176
0

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor.

Teksa është ezauruar e gjithë axhenda e samitit, vetëm pak minuta më herët u zhvillua konferenca e përbashkët për gazetarët mes kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit europian Oliver Varhelyi.

Konferenca u mbyll ndërkohë që një prej gazetareve të pranishme po e pyeste Ramën se pse Aleks Soros duhej të ishte i pranishëm jo vetëm në samit, por edhe në foton familjare.

Ndërkohë Rama iu përgjigj duke i thënë: “Harroi të të pyeste edhe ty.”

Kujtojmë se Soros ishte dje në samit si pjesë e delegacionit shqiptar, kurse në samitin e sotëm ai ishte në foton familjare, njësoj si të gjithë zyrtarët e lartë shtetërorë të rajonit dhe BE-së.