Pse i mban ende mbyllur Greqia kufijtë me Shqipërinë?

Vendi yne ka shenuar vetëm 2 të infektuar në 24 orët e fundit ndërsa Greqia vazhdon të ketë çdo ditë me qindra të infektuar, por kjo nuk po e pengon qeverinë greke që të vazhdojë të mbajë mbyllur kufijtë me vendin tonë.

Ndërsa vendet e Bashkimit Evropian kanë secili me mijëra të infektuar në ditë me koronavirusi, këta trajtohen si të nënës dhe hyjnë lirisht në Greqo, mjaft që të kenë një tampon, vërtetim se kanë kaluar kovidin, apo kanë bërë vaksinën.

Kurse shqiptarët po vazhdojnë të trajtohen si të njerkës që më 10 mars 2020 duke mos u lejuar të futen në tokën greke.

Qeveria greke dhe ambasada e saj, çdo një apo dy-tre javë, njofton për shtyrjen e ndalimit të kalimit dhe kjo ndodhi edhe sot, kur zv ministri i Mbrojtjes Nikos Kardalias, njoftoi se masat shtyhen deri më 14 qershor.

Kështu, në doganat greke nuk do të lejohen të kalojnë turistët shqiptarë deri në 14 qershor, ndërsa mbeten të njëjtat kuota për kalimet.

Kakavija 400 persona, Kapshtica 400 punonjës sezonalë, ndërsa për herë të parë nga marsi i 2020 hapet dogana e Qafë Botës me kapacitet deri në 250 persona në ditë.

Asgjë nuk dihet dhe askush nuk di të thotë se sa do të vazhdojë kjo gjendje. Por shqiptarët janë shumë të lidhur me vendin fqinjë pasi aty jetojnë më shumë se 600 mijë shqiptarë të cilët mezi presin të ftojnë të afërmit në qytetet greke ku jetojnë.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.