HomeInteresanteTurizem & UdhetimePse fluturimet ajrore...

Pse fluturimet ajrore kushtojnë shtrenjtë në Shqipëri

Nisja e sezonit turistik ka shtuar ndjeshëm hyrje-daljet në Shqipëri. Çdo ditë ka një fluks në rritje të fluturimeve ajrore për në Tiranë dhe anasjelltas. Kjo rritje e vizitorëve duhet të ishte shoqëruar edhe me ulje të kostove për fluturimet, por edhe këtë sezon kryeqyteti shqiptar mbetet një nga destinacinet më të shtrenjta për fluturimet ajrore. Të penalizuar janë jo vetëm udhëtarët që vijnë dhe ikin për arsye pune apo familjare, por edhe turistët që zgjedhin Shqipërinë. Nëse krahason çmimet e biletave me aeroportet e vendeve të rajonit linjat që kanë si pikënisje apo destinacion aeroportin e Tiranës janë më të kushtueshme.

Kështu të udhëtosh nga Podgorica në Vjenë kushton vetëm 238 Euro, ndërsa nga Tirana në kryeqytetin e Austrisë bileta është 291 Euro, 53 Euro më shtrenjtë. Tirana po ashtu ka fluturimin më të shtrenjtë për në Mynih krahasuar me dy vende të tjera rajonit. Për një udhëtim nga Tirana drejt qytetit gjerman kostoja e fluturimit është 329 Dollarë, nga Shkupi mund të shkosh për 300 Dollarë, ndërsa nga Prishtina për 309 Dollarë. I kripur për shqiptarët është edhe udhëtimi në Paris. Nga Tirana dhe anasjelltas fluturimi kushton 325 Dollarë. Disa herë më i lirë është udhëtimi nga Shkup në kryeqytetin francezi ku bileta kushton 278 Dollarë, ndërsa me Prishtinën është thuajse sa gjysma 79 Euro.

Por pse biletat kushtojne kaq shumë në Shqipëri? Në vend operojnë vetëm tre bashkime kompanish çka e ul konkurrencën në treg. Mungesa e kompanive të tjera që do të shtonin konkurrencën duke ofruar alternativa të tjera për fluturimet ajrore i bën biletat për shqiptarët më të shtrenjtat në rajon. Duket se kjo është edhe arsyeja përse po sulmohet ende pa lindur, veçanërisht nga opozita, kompania shqiptare ‘Air Albania’ e cila pritet të sjellë fluturime në të gjitha destinacionet kryesore të Europës dhe më pas edhe në SHBA, me çmime të lira.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë shqiptare ka arritur që të marrë patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë...

Kamera e fshehtë shkon keq, ish-banori i “Big Brother Vip 4” u drejton armën aktorëve (VIDEO)

Një kamera e fshehtë e bërë nga disa aktorë të një formati televiziv ndaj ish-banorit të “Big Brother VIP Albania 4”, Zebërvokit, ka shkuar keq. Në videon e postuar nga formati ‘Andale’, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit...

Televotimi i fortë nga Kutia e Pandorës! Ja kush e doli mbrëmë nga BBVIP

Amber është eliminuar mbrëmmë pas një televotimi shumë të fortë, që Gerta vendosi pasi mori kutinë e Pandorës. Në televotim ishte Rozana, dhe Laerti bashke me Valbonën si një banor i vetëm. Publiku vendosi që Amber të linte shtëpinë. “Loja kjo është!...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.