Pse e qëlloi bashkëjetuesi nënën e 3 fëmijëve në Shkodër, ja cila dyshohet të ketë qenë arsyeja..

826
0

Nëna e 3 fëmijëve, Anila Ndoka u qëllua me një plumb në kokë brenda automjetit të saj nga bashkëjetuesi prej 5 vitesh, 34-vjeçari Kolë Manaj.Pasi kreu aktin e rëndë, ky i fundit kreu vetëvrasje. Për pasojë autori ndërroi jetë, ndërsa Anila Ndoka ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Sipas korrespondentes së Klan News Emi Kalaja, personat e afërt të të plagosurës Anila Ndoka kanë thënë se 34-vjeçari ishte i papunë dhe problemet ekonomike mund të kenë sjellë dhe konfliktet mes çiftit. Ata përjashtojnë pistën e krimit të pasionit për motive xhelozie.

E plagosura, rreth 44 vjeç është me profesion punonjëse sociale dhe aktualisht punonte për një qendër komunitare pranë Bashkisë Shkodër.

Ndërkohë, në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë. Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e rastit