Pse dyshemeja e Mekës është gjithmonë e fresket edhe gjatë temperaturave të larta

503
0
A handout picture provided by the Saudi Ministry of Hajj and Umrah on October 4, 2020, shows Saudis and foreign residents circumambulating the Kaaba (Tawaf) in the Grand Mosque complex in the holy city of Mecca, as authorities partially resume the year-round Umrah for a limited number of pilgrims amid extensive health precautions after a seven-month coronavirus hiatus. Saudi Ministry of Hajj and Umra / AFP

Për këdo që ka kryer pelegrinazhet e Umres ose Haxhit, me siguri do të ketë vënë re freskinë nën këmbë kur shkel në dyshemetë e mermerta të Xhamisë së Madhe dhe rreth Qabes së Shenjtë në Mekë.

Shumë kanë debatuar për arsyen e ndjenjës së të ftohtit, duke pasur parasysh temperaturat e nxehta të verës saudite.

Zyra e Presidencës së Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta tha për Al Arabiya, transmeton shqiptari.net se arsyeja kryesore qëndron pas llojit të mermerit të përdorur.

Arabia Saudite importon nje lloj të rrallë mermeri Thasos nga Greqia që reflekton rrezet e diellit dhe nga ana tjetër nxehtësinë gjatë ditës.

Autoritetet kanë hedhur poshtë pretendimet se arsyeja e vërtetë pas freskisë ishte një seri tubash uji të ftohtë të vendosur nën dyshemenë e mermerit.