Monedha e përbashkët europiane, euro, ka arritur në nivelin më të ulët të dy viteve të fundit kundrejt lekut shqiptar.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 100.14 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, ndërkohë që krahasuar me gusht 2023, euro po këmbehet rreth 0.33 lekë më pak.
Ekspertët ekonomikë thonë se një nga arsyet kryesore është prurja e madhe e valutës së huaj e cila nuk lidhet vetêm me sezonin turistik dhe turistët që vizitojnë vendin, por edhe paratë që investohen në sektorë të ndryshëm.
Kjo prurje e madhe e euros dhe e qarkullimit të saj në tregun vendas ka ndikuar në eksportet shqiptare prodhimet bëhen më pak konkurruese në tregjet e huaja për shkak të fuqizimit të lekut.
Rënia e euros është një çështje komplekse që reflekton ndryshimet në tregjet globale dhe zhvillimet e brendshme ekonomike.